Menu Content/Inhalt
Home arrow Konkretizojeni ndihmėn tuaj pėr klasat pjesėmarrėse nė projekt me njė shumė tė caktuar.
Mbėshtetni klasat nė Kosovė PDF Printoni E-mail

Mbështetni nxënëset dhe nxënësit për realizimin e projekteve të tyre. Ndihmoni drejtpërdrejt projektet e klasave.

Fëmijët janë e ardhmja e Kosovës
KOSOVISION CONTEST i vë fëmijët në qendër dhe ua mundëson atyre që të ju dëgjohet zëri në jetën publike. 1'200 klasa (gjithë klasat e pesta të Kosovës) do të merren çdo vit me të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës. Ato do të bëjnë pllakate me vizionet e tyre dhe do të zhvillojnë ide mbi mundësitë e tyre për të kontribuar për një të ardhme më të mirë në Kosovë. Pllakatet me vizionet e fëmijëve do të ekspozohen për publikun e gjerë, kurse përmes mediave do të njoftohet opinioni i gjerë kosovar. Projektidetë edhe do të shpërblehen. 50-të më të mirat, jo vetëm që do të shpërblehen, por edhe do të mbështeten financiarisht e profesionalisht që të realizohen. Televizioni publik do të raportojë rregullisht për rrjedhën e projektit dhe projekteve. Dhuroni ndihmë financiare për projektet më të mirë të klasave kosovare. Mundësojani fëmijëve të Kosovës një perspektivë më të mirë.

Ndihma juaj do të shfrytëzohet plotësisht vetëm për projektet shkollore 

Pagesa bëhet me fletëpagesën e kuqe për:
Pädagogische Hochschule Zürich
8001 Zürich
Konto: 87-345703-8
Qëllimi i pagesës: KOSOSVISION CONTEST Projekt 600 112

Ose na dërgoni një e-mail në adresën finanzen(at)phzh.ch me emrin dhe mbiemrin tuaj, adresën dhe shumën që do të dhuroni. Ne do t’ua dërgojmë fletëpagesën përmes së cilën do të mund ta bëni pagesën.