|
Bashkëpunimi ndërkombëtar KOSOVISION CONTEST udhëhiqet nga drejtuesit e Institutit Ndërkombëtar për Projekte Arsimore i Shkollës së Lartë Pedagogjike të Cyrihut. (IPE/PHZH). Për shkak të kompleksitetit të projektit, i kushtëzuar nga distanca hapësinore mes 950 shkollave të Kosovës dhe përsëritjes vjetore të tij, është e kuptueshme që IPE/PHZH ka nevojë edhe për mbështetjen e partnerëve vendor. - Përfaqësia e DEZA-s (Drejtoria për Zhvillim dhe Bashkëpunim) në Prishtinë e përcjellë dhe e mbështet, si përgatitjen e projektit, ashtu edhe realizimin e tij.
- Ministria e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë e Kosovës (MASHT) është përgjegjëse për rrjedhën e proceseve të brendshme nga Ministria deri te drejtoritë rajonale të Arsimit, drejtorët e shkollave dhe mësimdhënësit.
- KEC (Kosovo Education Center (Qendra Kosovare e Edukimit) i informon punëtorët përgjegjës të arsimit, e mbështet personelin arsimor në të gjitha fazat dhe është përgjegjëse për evaluimin/vlerësimin dhe shpërblimin e pllakateve dhe projekteve.
- Televizioni publik RTK i organizon shou- programet vjetore për ndarjen e shpërblimeve për pllakatet, projektidetë dhe projektet më të mira. Ajo transmeton rregullisht reportazhe mbi projektin KOSOVISION CONTEST.
|